FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neuer flet për largimin e Flick: Histori emocionuese, kemi raport të shkëlqyer!

Hansi Flick do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit. Strategu gjerman zyrtarizoi lajmin ditën e djeshme, teksa pritet të marrë drejtimin e Gjermanisë pas Euro 2020.

Rreth këtij lajmi kanë reaguar Manuel Neuer dhe Thomas Muller. Kapiteni dhe sulmuesi i skuadrës bavareze vlerësojnë shumë trajnerin Flick, me të cilin pushtuan botën vitin e kaluar.

“Ishte një histori emocionuese për të gjithë ne, u përballëm si ekip ndaj çdo vështirësie, kemi kaluar edhe shumë momente të lumtura së bashku. Mendoj se ishte e rëndësishme që foli me ne përpara se të bënte publik lajmin e largimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte e rëndësishme të dihej se çfarë kishte për të thënë para se të shpallte publikisht vendimin e tij, sidomos pas një ndeshje si ajo që fituam në Ëolfsburg. Kjo është një shenjë që kemi një raport të shkëlqyer me të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai nuk na i shpjegoi arsyet e këtij vendimi, por të gjithë e dimë çfarë energjie na ka dhuruar në këtë një vit e gjysmë. Le të themi që ka qenë një periudhë shumë intensive. Flick na tha se do të largohej, por nuk kishte pse të na shpjegonte arsyen pse kishte vendosur kështu”, deklaroi Neuer.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?