Neymar dëmtohet sërish në Brazil, lë fushën e lojës i përlotur (VIDEO)

Problemet për Neymar nuk kanë të ndalur. Sulmuesi brazilian u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 30 minutash lojë në sfidën mes Santos dhe Atletico Mineiro, për shkak të një dëmtimi që ngjalli menjëherë shqetësim si te stafi mjekësor ashtu edhe te tifozët.

Pamjet treguan një Neymar të përlotur, i cili e kuptoi menjëherë se dëmtimi mund të jetë i rëndë. Sipas burimeve pranë klubit, gjendja e tij do të vlerësohet në ditët në vijim, ndërsa pritet që analizat mjekësore të japin më shumë qartësi mbi natyrën dhe seriozitetin e dëmtimit.

Që prej rikthimit te Santos, Neymar ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës, duke shënuar 3 gola dhe asistuar po aq herë në 9 ndeshje të zhvilluara. Dëmtimi i ri mund të ndikojë ndjeshëm në vazhdimësinë e tij, duke qenë se 33-vjeçari ka pasur një histori të gjatë me probleme fizike në vitet e fundit.

Neymar Injured Again vs Atlético Mineiro (16/04/2025)

 

SHKARKO APP