FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar nuk përmbahet, pas kartonit të kuq sulmoi rivalin në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

PSG humbi 0-1 sfidën për titull kundër Lille, teksa Neymar nuk i përmbajti aspak nervat në minutën e fundit të ndeshjes. Sulmuesi brazilian reagoi keq ndaj Tiago Djalo dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Një minutë më vonë erdhi edhe kartoni i kuq për mbrojtësin portugez. Debati mes dy lojtarëve vazhdoi gjatë daljes nga fusha, me Neymar që ishte shumë nervoz dhe po i kërkonte llogari lojtarit luzitan.

Në momentin që dy lojtarët u futën në tunel, Neymar e humbi përsëri kontrollin dhe tentoi të sulmonte kundërshtarin, teksa nga përplasja mes tyre një nga rojet e sigurisë humbi kontrollin duke u rrëzuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?