FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nga Allegri te Deschamps, ja kandidatët për pankinën e Realit në sezonin e ardhshëm

Real Madrid po lëviz intensivisht në tregun e trajnerëve, mes dyshimeve në rritje për vazhdimësinë e Alvaro Arbeloa në krye të stafit teknik për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve nga medioat iberike, në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e “Los Blancos” është shtuar edhe trajneri italian Massimiliano Allegri, përkrah portugezit José Mourinho. Ndërkohë, drejtuesit e klubit madrilen po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera të profilit të lartë, si gjermani Jurgen Klopp, argjentinasi Mauricio Pochettino dhe francezi Didier Deschamps.

Megjithatë, opsioni që Arbeloa të vazhdojë në stol nuk është përjashtuar plotësisht. Ai gëzon mbështetje nga disa figura brenda dhomave të zhveshjes, çka mund të ndikojë në vendimin final të klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto zhvillime vijnë pas një sezoni zhgënjyes për Real Madridin, që u eliminua nga Champions League dhe aktualisht ndodhet 9 pikë pas Barcelonës në garën për titullin në La Liga.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?