Nga Atalanta te Juventus, Gattuso 7 ditë kohë për të shpëtuar vendin e punës

7 ditë për të mbajtur detyrën si trajneri i Napolit, ose në të kundërt do të largohet. E ardhmja e Rino Gattuos do të varet pikërisht nga rezultatet e kësaj jave. Presidenti De Laurentiis nuk e ka pritur mirë humbjen ndaj Genoas ndaj dhe është gati për ta shkarkuar nëse do të vijohet me rezultate negative.

Napoli në mesjavë do të luajë gjysmëfinalen e kthimit ndaj Atalantës dhe më pas do të sfidojë Juventusin. Nëse dështon, vendin e Gattusos mund ta zërë një mes Rafa Benitez, ose Walter Mazzarri.

Raportet mes presidenti të Napolit dhe trajnerit janë në ditët më të këqija të mundshme. Një dështim për të arritur në zonën Champions mund të ishte një goditje e rëndë për financat e klubit Të Kaltër. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP