FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nga Berisha te Pogba, ja formacioni me lojtarët që kanë mbetur pa kontratë

Nga Berisha te Pogba, ja formacioni me lojtarët që kanë mbetur pa kontratë

Sesioni i merkatos dimërore do të mbyllet më 3 shkurt, një muaj pas hapjes zyrtare. Nuk kanë munguar lëvizjet në ekipe të ndryshme, por ka ende lojtarë shumë të njohur që nuk kanë mundur të gjejnë skuadër.

I pari në portë është Etrit Berisha. Gardiani shqiptar, në moshën 35 vjeç, pasi veshi fanellën e ekipeve si Lazio, Atalanta apo Empoli ka mbetur pa skuadër. Ai ka luajtur 160 ndeshje në elitën e futbollit italian. Në mbrojtje është dyshja e njohur Cendric Soares dhe Sergio Ramos. Nga krahët janë Amartey dhe Marcelo Viera.

Në mesfushë spikat një emër i njohur si Paul Pogba, i cili ka zgjidhur kontratën me Juventusin. Në këtë repart janë dhe dy emra si Coquelin dhe Rafinha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sulm 3 lojtarët e njohur që kanë mbetur pa kontratë janë Castillejo, Keita Balde dhe Diego Costa. Edhe pse kanë luajtur me ekipe të njohura, mosha dhe forma e tyre nuk ka bindur askënd që t’i ofrojë një kontratë të re. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?