Nga Goretzka te Castro, zbulohen objektivat e Milanit në merkato

Milani ka nisur të projektojë merkaton e verës me ambicie të qarta për rikthimin në elitën europiane. Trajneri Massimiliano Allegri ka paraqitur tashmë kërkesat e tij për drejtuesit, duke identifikuar disa objektiva kyç për ndërtimin e një skuadre konkurruese për Champions League.

Emri që dominon listën është ai i mesfushorit gjerman Leon Goretzka, aktualisht pjesë e Bayern Munich. 31-vjeçari, në prag të skadimit të kontratës, shihet si përforcimi ideal për mesfushën kuqezi. Allegri synon ta ndërtojë repartin qendror rreth tij, së bashku me Luka Modrić (nëse qëndron) dhe Adrien Rabiot. Milani raportohet se i ka ofruar një kontratë trevjeçare me 5 milionë euro në sezon plus bonuse, ndërsa lojtari është i intriguar nga mundësia për të luajtur në “San Siro”.

Në mbrojtje pritet një tjetër ndërhyrje, me largimin e mundshëm të David Odogu. Kandidati kryesor për ta zëvendësuar është Mario Gila i Lazio. Ndërkohë, në krahë priten të paktën dy afrime të reja, ku një emër i propozuar është Raoul Bellanova, aktualisht te Atalanta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe sulmi mbetet një repart për t’u riformatuar. Niclas Füllkrug nuk do të blihet përfundimisht, ndërsa Santiago Giménez dhe Christopher Nkunku janë drejt largimit. Po ashtu, e ardhmja e Rafael Leão mbetet e paqartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kontekst, emri që po fiton terren është ai i Santiago Castro i Bologna, i vlerësuar për fleksibilitetin taktik. Alternativa të tjera për repartin ofensiv mbeten Mateo Retegui dhe Moise Kean, edhe pse kuotat e tyre janë në rënie. Në sfond qëndron edhe pista Dusan Vlahović, nëse nuk rinovon me Juventus, si dhe emri i Nicolò Zaniolo, i rikthyer në formë gjatë periudhës së fundit te Udinese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?