Nga Greqia në Bosnje, zgjedhja e Armand Dukës si Zv/President i UEFA-s bën jehonë në mediat europiane

Armand Duka u zgjodh dje zëvendës president në UEFA-s. Ky është një moment historik jo vetëm për kreun e FSHF, karriera e së cilit kulmoi në ditën e djeshme, por edhe për futbollin shqiptar.

Shqipëria ka zërin e saj dhe është e dyta nga rëndësia në mes të të gjithë Federatave të Futbollit në Europë! Një jehonë e madhe ndërkombëtare është bërë për këtë post të ri të Dukës.

Media më e madhe në Greqi, Gazzeta.gr, e ka përshkruar në këtë mënyrë: Një moment historik për futbollin në Shqipërisë, Duka është zëvendës president në UEFA. Futbolli shqiptar hap një faqe të re me këtë zgjedhje, duke qenë numri dy në UEFA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klix.ba” në Bosnje shkruan: “Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, ka marrë një besim të madh nga shtëpia ombrellë e futbollit europian për shkak se është zgjedhur nënkryetar i UEFA-s. Shqipëria ka sot njeriun e dytë të futbollit europian. Duka është zgjedhur nënkryetar i UEFA-s dhe do të jetë “dora e djathtë” e Aleksandër Çeferinit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu, UEFA i besoi shumë Dukës dhe njëkohësisht ai u bë njeriu i parë nga Shqipëria që mban një post kaq të rëndësishëm. UEFA u orientua nga fakti se Duka është përfshirë prej kohësh në ngjarjet në futbollin europian dhe ka shumë përvojë në menaxhimin e futbollit në Europë”, shkruan media boshnjake.

24ur.com” tregon nga ana tjetër se Armand Duka ka marrë vendin e Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales. Gjithashtu edhe “Sportsportba” ka folur për këtë arritje të Shqipërisë dhe Armand Dukës, duke treguar edhe disa detaje nga pagesa: ‘Nëse një anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA paguhet 160.000 euro në vit, një zëvendës president në UEFA përfiton 250.000 euro në vit”, shkruan “Sportsportba”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?