Nga hero në provokator, gjesti i pahijshëm pas El Clasicos mund t’i kushtojë Bellingham-it

Ylli anglez Jude Bellingham, protagonist absolut në “El Clásico”-n mes Real Madrid dhe Barcelonës, është sërish në qendër të debatit për sjelljen e tij pas ndeshjes. Mesfushori 22-vjeçar, i cili shënoi një gol dhe dha një asist vendimtar në fitoren e “Los Blancos”, festoi me një gjest të konsideruar të pahijshëm, duke simuluar se po prekte organet gjenitale përballë tifozëve të Barcelonës në “Santiago Bernabéu”.

Sipas të përditshmes Mundo Deportivo, gjesti kishte qartësisht qëllim provokues ndaj rivalëve katalanas. Nuk është hera e parë që Bellingham përfshihet në situata të tilla.

Në Euro 2024, gjatë ndeshjes Angli–Sllovaki, ai kishte bërë të njëjtin gjest pas një goli, duke u justifikuar më pas se “ishte një shaka për disa miq në tribuna”. Ai rast i kushtoi një ndalim prej një ndeshjeje dhe një gjobë prej 30 mijë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kësaj here, përveç gjestit, Bellingham shtoi edhe një gjuhë provokuese, duke ndezur më tej tensionin e një ndeshjeje tashmë të zjarrtë. Edhe pse performanca e tij në fushë ishte e jashtëzakonshme, sjellja e mesfushorit anglez rrezikon të errësojë arritjen sportive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Federata Spanjolle e Futbollit pritet të hapë një hetim disiplinor, ndërsa Real Madrid, sipas burimeve pranë klubit, mund të marrë masa të brendshme dhe t’i bëjë një paralajmërim për sjelljen në publik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?