Nga mbrojtja në sulm, zbulohen objektivat e Milanit në merkaton e verës
Milani ka nisur të projektojë të ardhmen dhe e bën këtë duke vendosur në qendër të projektit teknik trajnerin Massimiliano Allegri. Në një takim të rëndësishëm me drejtorin sportiv Igli Tare dhe administratorin Giorgio Furlani, është vendosur që drejtuesit kuqezi të ndjekin linjën e trajnerit për merkaton e ardhshme, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Pavarësisht zërave për pakënaqësi nga të dyja palët dhe interesimit të mundshëm nga Kombëtarja, Allegri nuk do të largohet nga pankina e Milan për sezonin 2026/27. Një sinjal i qartë stabiliteti për klubin kuqezi.
Prioriteti i parë i Allegrit është përforcimi i repartit defensiv. Emri kryesor është Mario Gila, qendërmbrojtësi spanjoll i Lazio. Lojtari ka marrë miratimin e pronarit Gerry Cardinale dhe dritën jeshile teknike nga trajneri, i cili e sheh si lider të ri të mbrojtjes.
Në mesfushë, Allegri kërkon një rikthim të njohur: Nicolò Fagioli. Mesfushori, të cilin trajneri e promovoi te Juventus, është aktualisht në orbitën e Milanit, me negociatat ndaj Fiorentina që po avancojnë. Ideja është të ndërtohet një dyshe interesante me eksperiencën e Luka Modrić, i cili pritet të qëndrojë edhe një sezon. Por kjo sjell një mbipopullim në mesfushë, duke hapur skenarë largimi për emra si Jashari, si dhe pikëpyetje për Youssouf Fofana dhe Ruben Loftus-Cheek.
Një tjetër emër i rëndësishëm për mesfushën është Leon Goretzka i Bayern Munich. Milani duket në avantazh ndaj konkurrencës europiane, me një ofertë konkrete prej tre vitesh kontratë plus një opsion për të katërtin. Ndryshimet më të mëdha priten në repartin ofensiv. Christopher Nkunku dhe Santiago Giménez janë drejt largimit, ndërsa nuk do të ketë blerje përfundimtare për Niclas Füllkrug.
E ardhmja e Rafael Leão mbetet e paqartë: klubi është i gatshëm ta shesë, por pret ofertën e duhur. I sigurt për të qëndruar është Christian Pulisic. Në sulm kërkohet një emër i madh ndërkombëtar. Opsioni Robert Leëandoëski është ftohur, ndërsa në skenë ka dalë fuqishëm Gabriel Jesus i Arsenal. Me ndërmjetësimin e agjentit Giovanni Branchini, braziliani është kthyer në objektivin kryesor për vijën e parë.
KOHA JONË SONDAZH

