Nga Oblak te Haaland, formacioni me yjet që do të mungojnë në Europian!

Në Kampionatin Europian që do të zhvillohet gjatë kësaj vere, nuk do të shohim disa nga yjet më të njohur. Pjesë e kësaj liste janë edhe Sergio Ramos, Erling Haaland dhe Virgil van Dijk.

Formacioni i mungesave të mëdha në Euro 2020 ka në portë Jan Oblak. Portieri i Atletico Madrid, kampion i saposhpallur në La Liga, nuk është kualifikuar me Slloveninë e tij.

“The Sun” ka rreshtuar një mbrojtje me 5 lojtarë duke nisur nga Wan-Bissaka në të djathtë dhe Mendy në të majtë. Në qendër është treshja e formuar nga Jerome Boateng, Virgil Van Dijk dhe Sergio Ramos, i lënë jashtë Spanjës nga trajneri Luis Enrique.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesfushë do na mungojnë magjitë e Isco, Pjanic dhe Milinkovic-Savic. Dy të fundit nuk janë kualifikuar me Bosnjën dhe Serbinë, ndërsa lojtari i Real Madrid është lënë jashtë nga lista e Spanjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në sulm, “The Sun” ka zgjedhur eksperiencën e Zlatan Ibrahimovic, i dëmtuar në fazën e fundit të kampionatit italian me Milanin, dhe të riun Erling Haaland, i sapo shpallur lojtari i vitit në Bundesligë.

The best XI stars to miss out on Euro 2020

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?