Nga porta në portë, Strakosha pëson gol të çuditshëm në Conference League

Thomas Strakosha ka pësuar një gol shumë të çuditshëm në Conference League, teksa skuadra e tij AEK i Athinës u mund nga skuadra armene e Noah me rezultatin 3-1.

Kur rezultati ishte në barazim 1-1, portieri i skuadrës armene goditi që nga porta e tij.

Gardiani kuqezi nuk e llogariti si duhet daljen, duke lejuar golin e përmbysjes.

Në fund Noah shënoi dhe golin e tretë duke vulosur fitoren 3-1. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Greqi.

SHKARKO APP