Nga thuajse lamtumira te titulli, 232 ditët që ndryshuan Interin me Conten
25 gushti i vitit 2020 ishte dita e takimit me shoqërinë në Villa Bellini në zonën e Vareses, që ndan Interin e sezonit të parë dhe të ekipit që është shumë pranë titullit. Antonio Conte kishte theksuar në mënyrë të përsëritur se ndihej i “braktisur” dhe “i pambrojtur”, divorci me klubin dukej përfundimi më i dukshëm pas një sezoni që ishte në të gjitha parametrat pozitiv, por ende plot polemika. Në fund, gjithçka u zgjidh në mënyrën më të mirë dhe nga pakti i nënshkruar në atë rrethanë, u vendos guri i parë për të ndërtuar një ekip fitues. Sezoni i parë përfundoi me një finale të humbur në Ligën e Evropës dhe një diferencë në renditjen me Juven që u kthye në të pranueshme pas vitesh zhgënjimesh, rezultate që kanë krijuar siguri të reja në grupin zikaltër.
Falë punës së trajnerit Conte, është formuar një grup shumë i mirë lojtarësh, të cilët kanë bukuar së bashku mjaft mirë, edhe pas disfatave. Si nga eliminimi i bujshëm në Champions League, një goditje që nuk e ndali rrugën e rritjes. Meritat e trajnerit janë në sytë e të gjithëve dhe marrin një kuptim edhe më të rëndësishëm, sepse pandemia e ka bërë gjithçka më të vështirë. Të gjithë klubet e gjejnë veten në një pozitë të komplikuar financiare, me shumë pak të ardhura dhe shumë shpenzime. Me pak para në arka, Conte duhej të shndërrohej në një teknik sipërmarrës si kurrë më parë.
Kishte të preferuarin Vidal dhe për fat të mirë, para-pandemisë, blerja e Hakimit ishte arritur. Kolarov dhe Darmian u morën për të siguruar mbrojtjen, ndërsa kthimi i Perisic dhe Pinamonti plotësoi sulmin, përpara se kroati të adaptohej me sukses si mesfushor i majtë. Një bast i fituar, si ai në lidhje me Eriksen: me danezin u desh kohë, por në fund u gjet pozicioni ideal. Por suksesi i tij më i madh quhet Lukaku, i shndërruar në një nga sulmuesit më të mirë në botë. Dyshja e formuar nga belgu dhe Lautaro Martinez është ndër më të mirët në Evropë. Skuadra ka vazhduar të rritet hap pas hapi dhe bashkë me të edhe lojtarët: Barella dhe Skriniar kanë bërë hapa të mëdha dhe tani janë ndër më të mirët në Evropë.
Në këtë rrugëtim të gjatë kishte edhe momente të vështira. Në 7 ditët e para, zikaltrit morën tre barazime (kundër Lazio, Parma dhe Atalanta) dhe një humbje (në derbi), duke paguar shtrenjtë rastet e para të Covid-19 dhe mungesën e ekuilibrit, rezultat i një më lojë më ofensive. Më pas nga 22 nëntori deri më 3 janar seria e 8 fitoreve radhazi, e cila filloi me përmbysjen 4-2 ndaj Torinos dhe përfundoi me një goleadë tjetër, 6-2 në Crotone. Vijoi me disfatën në Marassi kundër Sampdorias, barazimi me Romën, fiorja ndaj Juventusit, dhe barazimi kundër Udineses. Një seri suksesesh që më 15 shkurt me fitoren ndaj Lazios lejoi zikaltrit të kalonin Milanin në krye dhe t’i përshëndesnin të gjithë. Tani mbeten edhe 13 pikë nga marrja zyrtare e titullit kampion. Conte ka fituar dashurinë e tifozëve zikaltër, edhe pse në të kaluarën ka pasur shumë kritika.
KOHA JONË SONDAZH

