Ngjarje tronditëse në Rusi/ 4 persona tentojnë të rrëmbejnë lojtarin e Zenitit (VIDEO)

Pamjet e tentativës së rrëmbimit të futbollistit të Zenitit, Andrej Mostovoj, në rrugët e Shën Petersburgut, kanë bërë xhiron e botës. Ngjarja ndodhi më 23 tetor, në rrugën Vjazovaja, në ishullin Krestovski.

Sipas raportimeve të mediave ruse, policia reagoi me shpejtësi, duke arritur të shpëtojë Mostovojn dhe, vetëm disa orë më vonë, të arrestojë katër persona të dyshuar për përfshirje në incident. Megjithatë, hetimet vazhdojnë, pasi autoritetet janë ende në kërkim të atyre që kanë urdhëruar rrëmbimin.

Detajet e zbuluara janë tronditëse: sipas rrëfimeve të të arrestuarve, pas rrëmbimit qëndronte një person i njohur me nofkën “Slava Satanisti”, një okultist dhe anëtar i një sekti satanik të ndaluar në Rusi. Të dyshuarit kanë pranuar se kishin marrë një pagesë monetare për të rrëmbyer futbollistin dhe për ta dorëzuar në një vend të caktuar më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në videon që ka qarkulluar në internet, shihen dy burra duke folur pranë një Mercedes Geländeëagen, kur papritur disa persona të veshur me të zeza dalin nga një furgon i zi dhe përpiqen ta fusin Mostovojn me forcë në automjet. Falë ndërhyrjes së shokut të tij, i cili mbante një çantë të madhe, futbollisti arrin të shpëtojë, ndërsa rrëmbyesit largohen pas disa sekondash përplasjeje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht traumës, Andrej Mostovoj është rikuperuar shpejt, madje disa ditë më vonë ka arritur të shënojë gol në ndeshjen kundër Dinamos, duke treguar vendosmërinë për të vazhduar karrierën e tij sportive pas ngjarjes dramatike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?