Nico Williams gjithnjë e më pranë Barcelonës, mungojnë disa detaje

Sipas raportimeve të fundit nga Sky Sport Germany, FC Barcelona ka shtuar në mënyrë të dukshme përpjekjet për të siguruar shërbimet e talentit të Athletic Bilbao, Nico Williams. Katalanasit janë në avantazh ndaj rivalëve të si Bayern Munich, Arsenal dhe Chelsea.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, vetë Williams preferon një kalim drejt Barcelonës, edhe pse klubi blaugrana është përballur me sfida financiare, përfshirë çmimin e klauzolës së lirimit (rreth 60–65 milionë euro) dhe rrogën e majme që kërkon lojtari .
Ndërkohë, Barça nuk po humbet kohë: presidenti Joan Laporta është duke punuar për një formular sa më të shpejtë që do t’i mundësonte regjistrimin e menjëhershëm të kontratës së 22-vjeçarit në La Liga. Operacioni konsiderohet prioritet për të forcuar krahun e majtë, në pritje të zgjidhjes përfundimtare lidhur me financat dhe rrogën personale të Williams-it.