“Nike” prishi kontratën me Neymar pas një hetimi për abuzim seksual
Raporti mes Nike dhe Neymarit u prish për shkak të një hetimi në lidhje me një abuzim seksual të brazilianit ndaj një punonjëseje të markës së famshme të veshjeve sportive.
Gushtin e kaluar, Nike ndërpreu kontratën me Neymarin, pasi “ylli” i PSG nuk bashkëpunoi në lidhje me një hetim të brendshëm të nisur nga kompania pas akuzave të një punonjëseje se ishte sulmuar seksualisht.
Lajmin e bëri të ditur kompania shumëkombëshe me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet një komunikate ku shpjegon se sportisti refuzoi të bashkëpunonte në lidhje me hetimin pas akuzave të besueshme nga ana e punonjëses, duke saktësuar se hetimi në këtë mënyrë nuk arriti të mbyllej me një konkluzion.
KOHA JONË SONDAZH

