FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis vendosja e stolave, Rama zbulon pamjet nga brenda stadiumit të ri “Arena Kombëtare”

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një mesazh për punimet që po zhvillohen në fazën e fundit të ndërtimit të stadiumit të ri, “Arena Kombëtare”. Nga fotot shihet se punimet kanë avancuar procesi i vendosjes së ndenjëseve si dhe i aksesorëve të tjerë në ambientet e brendshme.

Postimi i Ramës:

“Ju kam thënë që s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do të jetë mes stadiumeve më të bukur të Europës (por jo vetëm kaq, ju kam thënë edhe që ata që shanin e bërtisnin, pse po prishej karakatina e vjetër, do të maskohen si tifozë të huaj kur të hyjnë në stadiumin e ri, se do t’u vijë zor nga budallallëqet e nga pisllëqet që u ka nxjerrë goja).

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe ky s’do jetë vetëm një tempull kuqezi për Kombëtaren, as vetëm një stadium për të dielat e futbollit, por një qendër e re graviteti social për Tiranën, me aktivitet ekonomik, sheshe përreth e hapësira publike për të gjitha moshat.

Swiss Digital Mobile Reklama

(Hë tani, hopa grupi shurupi, filloni e hidhni romuze e lëshoni fjalë pa lidhje, se në fakt ishim më mirë kur ishim më keq dhe e ka fajin populli, që i pëlqen këto fasada e që gënjehet me këto reklama).”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?