Një 18-vjeçar i shkakton humbjen e parë në kampionat Liverpoolit, feston Chelsea

Sfida më e bukur e javës së shtatë në Premier League midis Chelsea-t dhe Liverpool-it ka përfunduar me fitoren 2-1 të “Bluve” londinezë, në një ndeshje plot emocione e zhvillime të forta në “Stamford Bridge”. Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, befasoi me formacionin e tij, duke lënë në stol tre prej blerjeve më të bujshme të verës, Wirtz, Ekitike dhe Frimpong.

Chelsea kaloi në avantazh në minutën e 13-të, falë një goli spektakolar nga Moises Caicedo, i cili goditi fuqishëm nga distanca. Liverpool barazoi në minutën e 62-të, kur pas një krosimi nga Szoboszlai, Isak e kontrolloi topin në zonë dhe Cody Gakpo e dërgoi në rrjetë.

Megjithatë, Chelsea nuk u dorëzua dhe gjeti golin e fitores në minutën e 90+5, me Estevao, i cili shënoi pas një asisti perfekt nga Marc Cucurella. Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në vendin e gjashtë me 11 pikë, ndërsa Liverpool regjistron humbjen e dytë radhazi dhe qëndron në vendin e dytë me 15 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?