“Një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë”, postimi i fundit prekës pak para aksidentit i Diogo Jota

Vetëm disa orë përpara aksidentit tragjik që i mori jetën, Diogo Jota, sulmuesi i Liverpool-it dhe i kombëtares së Portugalisë, kishte ndarë me ndjekësit një video prekëse nga dita e tij e martesës.
Ylli portugez u martua më 22 qershor 2025 me partneren e tij afatgjatë, Rute Cardoso, me të cilën kishte nisur lidhjen që në vitin 2012. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Jota tregonte përgatitjet para ceremonisë dhe momente të bukura nga festa, ku çifti shihej duke kërcyer me një grup muzikor live.
Në mbishkrimin e postimit ai kishte shkruar: “Një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë 🤍”
Jota dhe Rute kishin zyrtarizuar lidhjen e tyre pas një propozimi romantik në korrik 2022, dhe ceremonia e martesës ishte mbajtur në një kishë në qytetin e tyre të lindjes, Porto.
Fatkeqësisht, kjo dashuri u ndërpre në mënyrë tragjike vetëm 11 ditë pas dasmës, teksa Diogo dhe vëllai i tij humbën jetën në një aksident automobilistik në Spanjë.
View this post on Instagram