Një “like” që konfirmon gjithçka, Donnarumma është pranë kalimit te Juvja
Kjo javë është e mbushur me lajme nga merkato në Itali. Pas lëvizjeve të shumta në pankina, edhe te futbollistët nuk mungojnë zhvillimet. Gigio Donnarumma, është shumë pranë një transferimi te skuadra e Juventusit. Për këtë transferim po flitet prej javësh, por një pëlqim në postimin për rikthimin e Allegrit, të lë të kuptosh se një lëvizje e tillë është e kryer.
PSG dhe Barcelona janë në garë për portierin që ka si agjent Mino Raiolën, por bardhezinjtë duket se kanë gjetur akordin më parë. Afrimi i tij do të shoqërohet me largimin e Szczesny-it, që përfiton 7 milionë euro në sezon, ndërkohë që portieri italian do të fitojë 10 milionë euro në sezon.
Nuk do të mungojë as një komision shpërblimi për Raiolën, që në këtë rast shkon nga 15 deri në 20 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

