Një surprizë e shëmtuar për Bent

Futbollisti anglez Darren Bent ka pasur një surprizë jo fort të këndshme kur u zgjua mëngjesin e sotëm. Ai pa se dy makinat e tij me vlerë totale 235 mijë dollarë, Audi RS6 dhe Range Rover ishin vjedhur. Hajdutët kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe pasi kishin gjetur çelësat vodhën dy makinat luksoze.

Policia ka nisur kërkimet por është paksa e vështirë gjetja e tyre, pasi një rrjet hajdutësh që godasin shtëpitë e të pasurve i transportojnë këto makina menjëherë jashtë vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?