Një tjetër futbollist i Juventusit infektohet me Covid-19

Federico Bernandeschi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Futbollisti është në izolim, teksa është i treti te ekipi torinez që infektohet këtë periudhë pas Demiral dhe Bonuccit.

Edhe për numrin 33 infektimi ndodhi gjatë grumbullimit me Kombëtaren, ndërkohë që lojtarët e tjerë që kanë rezultuar pozitiv janë Cragno nga Cagliari dhe Verrati nga PSG.

Për Pirlon shtohet një problem më shumë në prag të sfidës së prapambetur ndaj Napolit. Deri më tani te Italia ka pasur 15 infektime, 7 prej të cilëve janë futbollistë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?