Një tjetër lojtar shqiptar mund të bashkohet me Mavrajn te Hamburg

Sulmuesi Admir Mehmedi është shumë pranë transferimit te skuadra e Hamburgut. Futbollisti i cili përfaqëson Zvicrën, gjatë sezonit të fundit është aktivizuar rrallëherë te Bajer Leverkusen dhe parashikohet largimi i tij në verë.

Mediat zvicerane bëjnë të ditur se Mehmedi është në bisedime me klubin e Hamburgut dhe shumë shpejt pritet të nisin negociatat edhe mes klubeve për transferimin e tij, meqë sulmuesi ka një kontratë deri në vitin 2019 me Bajer Leverkusen.

Te Hamburgu, Mehmedi do të gjejë Mërgim Mavrajn, i cili është pjesë fikse e formacionit të kësaj skuadre dhe ku brenda pak muajsh ka arritur të renditet mes liderëve në ekip.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?