FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Njihuni me kampionin më të ri të Europës, shqiptari që përfaqëson Italinë

Nga provinca Trento në majën e Europës. Kjo është historia e Ylber Hasa djalit nga Shqipëria që përfaqëson Italinë në sportin e njohur “Sanda Pro”. Falë sakrificës dhe punës së palodhur Ylber Hasa tashmë është kampioni i Europës në sportin ‘Sanda Pro’ në kategorinë e veçantë të 65 kg.

Rezultati përpara 4000 spektatorëve në “Sant Jordi Palau” të Barcelonës është një shpërblim i merituar për vitet e punës të sportistit shqiptar që ka zgjedhur të mbrojë ngjyrat e shtetit italian.

“Unë kam filluar të praktikoj këtë sport para 5 vitesh dhe jam ngjitur në ring me një vendosshmëri të madhe dhe sot jam Kampion Europe”, rrëfen shkurtimisht ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?