Nuk e njeh Kosovën, Spanja bën një postim të turpshëm në rrjetet sociale

Spanja vijon të jetë një nga shtet që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovë. Megjithatë pavarësisht kësaj, spanjollët do të përballen me “dardanët” në fund të muajit, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Në këtë situatë, Federata Spanjolle ka bërë me dije ditën e sotme, se më datën 15 mars, do të publikohet lista për lojtarët e grumbulluar për 3 ndeshjet e muajit mars.

Ajo që bie menjëherë në sy në njoftimin e Federatës, është fakti se Kosovën nuk e quan shtet, por si territor. “Spanja fillon rrugëtimin për Katar 2022 ndaj Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës”, shkruhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?