FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk është Donnarumma, Juventusi gjen zëvendësuesin e Buffonit

Lamtumirë Roma. Portierit Wojciech Szczesny më 30 qershor i përfundon kontrata e huazimit me Romën dhe para se të kthehet te Arsenali ai mund të pranojë ofertat e majme që vijnë nga Juventusi dhe Milani.

Kontrata e tij me Arsenalin përfundon në verën e vitit 2018 dhe Szczesny nuk ka ndërmend të rinovojë pasi po mendon të transferohet te gjigantët italianë, shkruan “Calciomercato.com”.

Juventusi është shumë më pranë marrëveshjes me Szczesny të cilit i është premtuar një pagë 4 milionë euro në sezon ndërsa në arkat e Arsenalit do të derdhen 20 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditët në vijim pritet negociatat mes dy palëve por “Zonja e Vjetër” pas dështimit për të transferuar Donnarumman po mendon për zëvendësuesin e Buffonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa në krahun tjetër Milani në rast se nuk rinovon me Donnarumman do të vendosë në zbatim planin B ku pritet të gjendet zëvendësuesi i talentit italian.

Sipas burimeve të “Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport” Milani në “Planin B” ka emrin e tre portierëve që shihen si zëvendësues të Donnarummas.

Iker Casillas (Porto) dhe Federico Marchetti (Lazio) dhe Wojciech Szczesny (Arsenal).

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?