FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk është tifoz me Holandën, Lulzim Basha zbulon ekipet për të cilat bën tifo

Nëse mendoni se kreu i PD, Lulzim Basha është tifoz futbolli me Holandën për shkak se ka studiuar atje, gaboheni. Teksa iu përgjigj disa pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale, kryedemokrati Basha zbuloi se është një tifoz i flaktë i Gjermanisë.

Ai tha se për këtë ka edhe mosmarrëveshje me babain e tij, i cili është me Holandën. Lulzim Basha u shpreh se me Gjermaninë ka qenë që i vogël dhe ky qëndrim nuk ndryshoi as kur ishte me studime në Holandë.

“Me Tironën dhe Bayernin, tifoz shqiptar i Bayernit Munich dhe nga skuadrat ndërkombëtare ka një keqkuptim që meqë kam studiuar në Holandë. Me Holandën është babi, unë jam me Gjermaninë. Nëse ka një mosmarrëveshje në familje të vazhdueshme mes babë e bir është kjo. Im atë më Holandën dhe unë me Gjermaninë dhe këtë nuk e nuk e ndryshuan dot as vitet e studimit në Holandë”, tha Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?