Nuk ka fitues në “Elbasan Arena”, Partizani barazon ndaj Marsaxlokk
Sporti E Enjte, 11 Korrik 2024 22:00

Partizani barazoi 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Marsaxlokk, në duelin e vlefshëm për turin e parë në Conference League.
Të kuqtë e nisën sfidën shumë mirë në “Elbasan Arena”, duke kaluar në avantazh që në minutën e 3-të, me Muratajn. Megjithatë, miqtë barazuan shifra me Yuri në minutën e 14-të.
Partizani do të kërkojë kualifikimin në sfidën e kthimit, që do të luhet pas një jave në Maltë.