Nuk ka shiritin, por De Biasi i beson Hysajt rolin e Canës në Kombëtare

Mund të jetë ndër lojtarët më të rinj në grupin e Kombëtares shqiptare të futbollit, por Elseid Hysaj është kthyer në një prej lojtarëve tek të ciklet trajneri De Biasi beson më shumë.

Ndonëse nuk i është dhënë shiriti i kapitenit, duke qene i treti në radhë pas Agollit dhe Mavrajt, futbollistit i është besuar një rol të cilin më parë e mbante Lorik Cana, shkruan panorama sport. Gjatë stërvitjeve të skuadrës, Cana zakonisht kryente rolin e përkthyesit për pjesën tjetër të ekipit, kur trajneri shpjegonte ushtrimet që duheshin bërë apo manovrat taktike.

Ndonëse në ekip ka futbollistë të tjerë me shumë eksperiencë dhe që e kuptojnë mirë gjuhën italiane, De Biazi ia ka besuar këtë detyrë Hysajt, i cili tashmë u përkthen të gjithë futbollistëve të tjerë detyrat që kanë do të kenë në fushë dhe atë që duhet të bëjnë në çdo moment.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?