“Nuk më falet një gafë e tillë, lamë nam”, Paul Pogba bën autokritikë

Manchester United zhvilloi një ndeshje të dobët përballë Arsenalit ditën e djeshme. Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer humbi 0-1 në sfidën e kampionatit të luajtur në “Old Trafford. Goli i kapitenit Aubameyang nga pika e bardhë 20 minuta para fundit, i dha tre pikët miqve.

Situatë dramatike për “Djajtë e Kuq” në Premier League, aty ku renditen në vend të 15-të me vetëm 7 pikë të grumbulluara në gjashtë takime të luajtura. Paul Pogba nuk është përmbajtur ndaj vetës së tij dhe shokëve të skuadrës në prononcimin e fundit.

Jemi koshient që zhvilluam një ndeshje skandaloze. Unë nuk mund të shkaktoj një faull të tillë që bëra te penalltia. Mendova se do të prekja topin, por nuk ia dola dot. Ajo penallti solli humbjen.

Duhet të luajmë më mirë, i kemi mundësitë për t’u paraqitur shumë më mirë. Nuk mund të vazhdojmë me performanca të tillë, duke filluar nga unë i pari“, deklaron mesfushori francez i United.

SHKARKO APP