Nuk mori asnjë trofe në 5 vite me Tottenham, mori të parin vetëm në 11 ditë me PSG

Mauricio Pochettino mbrëmë fitoi trofeun e parë në karrierën e tij si trajner, pasi PSG mposhti 2-1 Marseille me gola të Icardit dhe Neymar. Pas këtij triumfi në mediet sociale është shpërndarë shpejt një statistikë e veçantë e argjentinasit.

Pochettino qëndroi pesë vite si trajner i Tottenham dhe arriti të bëjë shumë mirë, por nuk mundi të fitojë asnjë trofe në aventurën e tij në Londër. Atë që nuk e bëri në 5 vite te Tottenham, Pochettino e arriti te PSG për 11 ditë.

Te kampionët e Francës do të ketë mundësi të fitojë trofe të tjerë gjatë këtij sezoni pasi PSG është në garë në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?