Nuk ndalet Kukësi, 2 goditje të tjera në merkato

Kukësi i pangopur në merkato, teksa ka arritur akordin me atë që në kubin verilindor besojnë se do të jetë zbulimi i madh i Kategorisë Superiore dhe njëkohësisht një prej të huajve më cilësorë që kanë zbarkuar në kampionatin shqiptar.

Bëhet fjalë për izraelitin Siraj Nassar, një mesfushor me tipare sulmuese, i cili ka luajtur me Hapoel Bnei Sakhin dhe është një futbollist me kualitet të lartë në fazën sulmuese, që godet mjaft mirë portën dhe pritet të bëjë diferencën në kampin e Ernest Gjokës.

Për 27-vjecarin, i cili përfaqësohet nga kompania Interfoot e familjes Rosenthal është arritur tanimë marrëveshja dhe futbollistit i është prerë bileta që këtë të Premte të bashkohet me skuadrën e tij të re në kampin stërvitor në Austri, ku Kukësi do të zhvillojë edhe minifazën përgatitore në përgatitjet për pjesëmarrjen e parë absolute në kualifikueset e Champions League përballë Sherif Tiraspol, shkruan supersport. Por jo vetëm kaq, kampionët e Shqipërisë kanë arritur të sigurojnë edhe mbrojtësin nga Podujeva, Bujar Idrizi, i cili vjen nga Llapi i kosovës. 25-vjecari ka vendosur të vazhdojë karrierën në futbollin shqiptar për të shfrytëzuar edhe mundësinë e përfitimit të eksperiencës nga pjesëmarrja në Ligën e kampionëve. Në edicionin e kaluar Idrizi ishte një ndër futbollistët më të mirë të Llapit ku zhvilloi 29 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?