FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk pritej, Kaka: Ja kush e fiton Champions Leaguen

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Leite Kaka dëshiron që skuadra e Zinedine Zidanes të fitojë trofeun e Champions Leagues.

Në një intervistë për mediat spanjolle, braziliani ka befasur me përgjigjen e tij te Real Madrid ka kaluar pjesën më të errët në karrierën e tij.

“Unë e kam për zemër Buffonin. Kam miq në Juve si Dani Alves dhe Higuain, por në Madrid kam pasur katër vite të jetës sime. Në Madrid kam vuajtur, kam pasur rezultate më të këqija sesa e prisja, por lojtarët ishin shokë të mirë si Cristiano e Marcelo dhe shumë të tjerë. Është i pashmangshëm gëzimi për Real Madridin”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Kaka ka qenë pjesë e Real Madridit prej vitit 2009 deri në 2013.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?