FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk u përshtat në Seria A, Muriqi mendon rikthimin te Fenerbahce

Vetëm 2 gola të realizuar  në 30 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet, janë shumë pak për një sulmues si Vedat Muriqi, i cili një sezon më parë shkëlqente me fanellën e Fenerbahces duke realizuar 17 gola mes Superligës turke dhe Kupës.

Forma jo e mirë që ka shfaqur bomberi i përfaqësues së Kosovës në këtë sezon të parë të tijin me Lazion mund sjellë edhe largimin e tij nga kryeqyteti italian në fund të këtij sezoni.

Sipas mediave turke Fenerbahce po projekton rikthimin e sulmuesit kosovar në Stamboll dhe është gati t’i propozojë Lazios huazimin e sulmuesit që verën e kaluar ia shiti për 17,5 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?