Nuri Sahin rrëfim emocionues: Nuk donim të luanim ndaj Monacos por …
Pa kaluar 24 orë nga sulmit me bombë ndaj autobusit të Dortmundit, ku i lënduar mbeti edhe Marc Bartra, UEFA vendosi që ndeshja të zhvillohej kundër Monacos.
Në një intervistë pas ndeshjes, Nuri Sahin ka zbuluar se lojtarët e Dortmundit nuk kanë dashur ta zhvillojnë lojën për shkak të shokut psikologjik.
“Është e vështirë të flasësh, është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Ne nuk kemi dashur të luajmë, por e dimë se kemi përgjegjësi, sepse përfaqësojmë një nga klubet më të mëdha në botë”, tha Sahin.
Kujtojmë që ndeshja mes Monacos dhe Dortmudnit përfundoi 2-3 në favor të francezëve.
KOHA JONË SONDAZH

