FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ofendoi shqiptarët në “Elbasan Arena”, mbrojtësi serb e pëson në Turqi

Dusko Tosic akuzohet për falsifikim të identitetit. Sipas mediave turke, mbrojtësi i Besiktas ka përdorur identitet fals për të ndjekur ndeshjen kundër Fenerbahce-s.

Tosic u ndëshkua me karton të kuq në derbin kundër Fenerbahce, ndërsa në dhomat e zhveshjes kishte marrë një kartë hyrjeje të njërit prej punonjësve të sigurimit fizik të stadiumit. Me këtë dokument dhe i maskuar me një kapele, Tosic kishte mundur të hynte sërish në stadium për të ndjekur pjesën e mbetur të ndeshjes së vlefshme për Kupën e Turqisë, e cila përfundoi 1-0 për Fenerbahcen.

Nëse akuzat ndaj mbrojtësit serb do të shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burg ose me gjobë me akuzën e falsifikimit të identitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dusko Tosic u përfol shumë edhe në Turqi për gjestin e bërë në “Elbasan Arena” më 8 tetor të 2015-ës, kur Serbia fitoi ndaj Shqipërisë për kualifikueset e “Euro 2016”. Mbrojtësi serb, gjatë festimit ngriti tre gishtat lart, një shenjë raciste.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?