Oferta nga Barcelona për Dybala-n, menaxheri i Juventues tregon se çfarë do të ndodhë me lojtarin
Kohët e fundit po flitet për një transferim të mundshëm të argjentinasit tek Barcelona pas spekulimeve të forta se Neymar mund të bashkohet me Paris Saint-Germain këtë verë.
Por, Marotta është treguar i qartë duke bërë me dije se Zonja e Vjetër ka refuzuar shumë oferta në drejtim të yllit të skuadrës.
“Ne kemi refuzuar shumë oferta për të”, ka thënë fillimisht Marotta për ANSA. “Kur një lojtar është i lumtur të qëndrojë në Juventus, atëherë ai mund të qëndrojë me ne për aq kohë sa dëshiron”, përfundoi menaxheri i përgjithshëm i Juves.
KOHA JONË SONDAZH

