Ofertë stratosferike për Messin në Arabi, 600 milionë euro për dy sezone

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar skenën e futbollit botëror në 15 vitet e fundit, duke ofruar një rivalitet spektakolar dhe ndarë tifozët në dysh, kur ngrihet pyetja kush është më i miri.

Megjithatë mosha nuk i lejoi që të vazhdojnë pafund këtë dominim dhe pas Cristiano Ronaldos, edhe Lionel Messi po bëhet gati të largohet nga futbolli europian.

Kontrata e yllit argjentinas me Paris Saint Germain skadon në fund të sezonit dhe prej 1 qershorit Messi do të jetë lirë të vendosë vetë të ardhmen e tij, teksa mediat spanjolle kanë dhënë një lajm të bujshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra e Al Hilal në Arabinë Saudite i ka bërë “Pleshtit” një ofertë prej 600 milionë eurosh, për dy sezone, duke i ofruar njëkohësisht që të vazhdojë ende duelin me Cristiano Ronaldon. Ky i fundit u transferua në janar te Al Nassr, për shifrën rekord prej 500 milionë eurosh në dy sezone e gjysmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?