FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“One Love Manchester”, mblidhen 2 milionë paund për familjet e viktimave

Koncerti i bamirësisë “One Love Manchester”, i organizuar pas sulmit të 22 majit, u kthye në një natë të bashkimit, shërimit dhe gëzimit për 50.000 adhurues të muzikës.

Shfaqja u organizua për të kujtuar 22 viktimat e shpërthimeve kamikaze në një koncert të këngëtares Ariana Grande në 22 maj, ngjarje që tronditi jo vetëm Britaninë, por mbarë botën. Pavarësisht rrethanave, një atmosferë festive mbizotëroi në këtë event ku vetë Grande u rikthye në skenë.

Nën masa të larta sigurie, këngëtares 23-vjeçare ju bashkuan në skenë artistë të mirënjohur si Robbie Williams, Coldplay, Liam Gallagher, Justin Bieber, Miley Cyrus, Katy Perry e the Black Eyed Peas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organizatorët thanë se ky event grumbulloi 2 milionë paundë për familjet e viktimave, përmes dhurimeve online dhe teksteve, duke e çuar fondin total të emergjencave We Love Manchester në më shumë se 10 milionë paundë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?