Operohet De Bruyne, do të mbetet jashtë mbi 3 muaj

Mesfushori belg Kevin De Bruyne ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në Antwerp, pas dëmtimit serioz të pësuar në ndeshjen ndaj Interit. Operacioni, i kryer për të kuruar njëdëmtim të rëndë në bicepsin femoral të kofshës së djathtë, është vlerësuar si plotësisht i suksesshëm nga fizioterapisti i tij i besuar, Lieven Maesschalck, i cili deklaroi se ndërhyrja “shkoi shumë mirë, madje shkëlqyeshëm”.

Megjithatë, lajmet nuk janë pozitive për Napolin dhe trajnerin Antonio Conte, pasi De Bruyne pritet të qëndrojë jashtë fushave për 3 deri në 4 muaj, me synimin për t’u rikthyer në fund të janarit 2026.

Mungesa e tij përbën një goditje të rëndë për skuadrën napolitane, duke qenë se belgu është një element kyç si në aspektin teknik, ashtu edhe taktik. Sipas mediave italiane, Conte po mendon të rikthehet te sistemi 4-3-3 për të kompensuar mungesën e yllit të mesfushës.

Swiss Digital Desktop Reklama

De Bruyne do të fillojë fazën e parë të rehabilitimit që nesër në Belgjikë, nën kujdesin e stafit mjekësor të Napolit, me qëllimin për të qenë gati për pjesën vendimtare të sezonit dhe për të arritur në formën më të mirë në prag të Botërorit 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?