Organizojnë festë në shtëpinë e McKennie, 3 lojtarët e Juves i pret një gjobë e majme
Juventus po kalon një sezon për t’u harruar, teksa janë drejt humbjes së titullit kampon. Bardhezinjtë nuk e kanë pritur mirë lajmin në lidhje me festën e organizuar në vilën e Weston McKennie, e cila u ndoq gjithashtu nga Arthur dhe Paulo Dybala, në të cilën të tre shkelën rregullat anti-Covid dhe gjithashtu morën një gjobë nga karabinierët.
Ata e ndërprenë festën që kishte vazhduar përtej orarit të lejuar. Përveç gjobës, klubi po vlerëson sanksionet disiplinore për futbollistin amerikan, atë brazilian dhe argjentinasin.
Vendimi më drastik mund të jetë mos grumbulli për në derbin kundër Torinos. Një ndëshkim shumë i kripur në veçanti për Dybala, që po kthehej pas më shumë se dy muaj mungesë si pasojë e dëmtimit.
KOHA JONË SONDAZH

