Ozan Tufan: Shqipëria duel më kritikë se me Francën, duam vetëm fitoren
Në krahë të trajnerit të Turqisë, sot ishte i pranishëm edhe mesfushori Ozan Tufan. 24-vjeçari u shpreh optimist për një rezultat pozitive ndaj kuqezinjve tanë, duke e cilësuar si një ndeshje më delikate se ajo ndaj Francës.
“Ndaj Francës do të jetë sfida vendimtare, por ndaj Shqipërisë do të jetë edhe më kritike dhe e kemi më para. Do të luajmë të përqendruar. Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve tanë dhe premtojmë se se do të japim shpirtin në fushën e lojës.
Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të fituar ndaj Shqipërisë. Jemi në një grup ku meritojmë që të jemi në një pozicion të mirë. Do të marrim rezultatin bashkë me trajnerin”, deklaroi Tufan. /R.Lika-Koha Jone/