Pa Championsin, ky do të ishte trajneri i ri i Juventusit
Rino Gattuso është trajneri më i ri i Fiorentinës, por mediat italiane kanë zbuluar një prapaskenë shumë interesante. Strategu i njohur do të kishte qenë trajneri i ri i Juventusit nëse Napoli do të ishte kualifikuar në Champions duke dërguar automatikisht bardhezinjtë në Europa League.
Java e fundit e Serisë A ka ndryshuar gjithçka, me barazimin e Napoli-t kundër Verona-s që ka ndihmuar Juventus-in të sigurojë Champions-in. Bardhezinjtë tashmë do të zgjedhin një tjetër strateg nëse do të heqin dorë nga Pirlo.
KOHA JONË SONDAZH

