Pagat më të larta në futboll, kryeson Barcelona, ja renditja e skuadrave

Nga viti në vit fatura e rrogave të futbollistëve për klubet e futbollit rritet teksa konkurrenca e tregut bën që lojtarët të përfitojnë gjithnjë e më shumë. Një analizë e “Daily Mail” ka zbardhur një listë mjaft interesante me 25 klubet që paguan më shumë rroga në sezonin që u mbyll.

15 nga 25 klubet që shpenzuan më shumë për futbollistët janë pjesë e Premier Ligës angleze, por listën e kryeson një ekip spanjoll, Barcelona. Fatura e pagave të katalanasve në këtë sezon arriti shifrën 279 milionë paund shkruan Panorama Sport.

Barcelona ndiqet në listë nga Mançester Junajtid dhe Çelsi, përkatësisht me 265 milionë paund dhe 256 milionë paund. Fatura e skuadrës së drejtuar nga Zhoze Murinjo është më e larta e historisë së një klubi anglez. 10 të parët plotësohen me radhë nga Real Madrid, Mançester Siti, PSG, Arsenal, Bajern Mynih, Liverpul dhe Juventus.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?