Pankarta “Kosova është Serbi”, UEFA dënon edhe Qipron

Federata e Futbollit e Qipros është dënuar me 10 mijë euro për shfaqjen e pankartës “Kosova është Serbi” nga tifozët qipriotë në ndeshjen Qipro – Kosova e luajtur më 9 shtator në Ligën e Kombeve.

Kosova e fitoi ndeshjes 4:0. Në mesin e pjesës së parë ndeshja u ndërpre për disa minuta, kur në tribuna u shfaq pankarta  “Kosova është Serbi”. Vetëm pas largimit të saj ndeshja vijoi normalisht

Nga dënimi nuk ka shpëtuar as Federata e Futbollit e Rumanisë. Federata rumune u dënua me 7500 euro për ndezje të fishekzjarrëve nga tifozët e Rumanisë, teksa shifra e gjobës shkon në 271 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?