Pankarta “Kosovë” në San Siro tërbon serbët, ndihen të provokuar

Futbollistët e Crvena Zvezdës kryen stërvitjen e fundit ditën e djeshme në prag të duelit kundër Milanit. Një surprizë e pakëndshme i priste serbët në “San Siro”.

Gjatë stërvitjes, në tribuna u shfaqën disa flamuj me mbishkrimin në shqip “Kosova” nga tifozë të Milanit. Një gjë e tillë ka bërë që mediat serbe të ndihen të provokuar.

Ata kanë publikuar imazhet e postererave gjigant duke u ankuar, por kanë harruar se ka shumë tifozë të Milanit nga Shqipëria dhe Kosova. /R.Lika-Koha Jonë/

Image WhatsApp 2024-12-10 në 20.57.37_5a58471a.jpg

Image WhatsApp 2024-12-10 në 20.57.37_d0b19661.jpg

SHKARKO APP