FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Para, kampionë dhe projekte të reja, Juve-Milan vlen gjithë sezonin!

Shpesh flitet për ndeshje vendimtare, por Juventus-Milan mund të jetë një ndeshje shumë vendimtare. Sipas “Gazzetta dello Sport”, kjo ndeshje nuk ka një vlerë kaq të rëndësishme që nga goli fantazmë i shënuar nga Muntari vite më parë. Shumë i rëndësishëm është sigurimi i një vendi në Champions League: mosarritja për Juventusin do të ishte një shkatërrim nga pikëpamja sportive dhe ekonomike, ndërkohë që për Milanin një ndalesë e rëndë e procesit të rritjes.

Në vitin kur u shpik Superliga e famshme, do të ishte një goditje e rëndë për Milanin dhe Juventusin mospjesëmarrja në Champions. Për drejtuesit kuqezi ky shihej si sezoni i duhur për të konkretizuar investimet e mëdha, ndërkohë që bardhezinjtë donin rikthimin te triumfi në Ligën e Kampionëve që mungon që nga vitin 1996. Për Milanin do të ishte diçka fantastike që të rikthejnë Zlatan Ibrahimovic në Champions League, teksa do të mbushë 40 vjeç në tetor, mund të bëhet shënuesi më i vjetër në turneun më të vjetër për klube.

Juventus-Milan do të jetë edhe një sfidë mes Andrea Pirlos dhe Stefano Piolit. I pari rrezikon shumë, por nëse nuk sigurohet kualifikimi në Champions, atëherë mund të quhet si i konkretizuar. Diskutimi ndryshon për strategun e kuqezinjtë, i cili është i ndërgjegjshëm, që pas dy sezonesh të mira, do ta ketë të vështirë mbajtjen e punës edhe për sezonin e ardhshëm. Rikthimi në Champions, mund të jetë një arritje prestigjioze për trajnerin Pioli, teksa mund të mendohet edhe një rinovim i kontratës (i skadon në vitin 2022).

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund e mbyllim me dy futbollistët më përcaktues te të dyja skuadrat: Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Donnarumma. Portugezi mund të largohet nga Juventusi pa Championsin në verë, paga e tij e lartë do ta bënte të pamundur qëndrimin e tij. Pa kualifikimin, do të jetë shumë i vështirë edhe afrimi i portierit Donnarumma nga Milani, teksa ky i fundit do të mbyllë kontratën në fund të këtij qershori. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?