FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Parashikoi fitoren e Maqedonisë së Veriut ndaj Gjermanisë, ja skedina e çmendur e një tifozi

Disfata e Gjermanisë ndaj Maqedonisë së Veriut mbrëmjen e djeshme nuk mendohej nga askush, përveç një tifozi i cili ka vendosur të ndjekë fatin e tij, duke parashikuar një fitore të maqedonasve, parashikim i cili në fund u shpërblye me një shumë të majme parash.

Tifozi në fjalë ka vendosur bast tre ndeshje, ku bie në sy parashikimi për fitoren e Maqedonisë e cila kuotohej me koeficientin 30. Në biletë është luajtur edhe Shqipëria, të cilën tifozi e ka parashikuar me rezultatin “barazim në pjesën e parë”.

Gjithashtu në këtë skedinë është vendosur dhe ndeshja Austri-Danimarkë, sfidë të cilën tifozi e  ka parashikuar  me një fitore të danezëve, që arritën të triumfonin me rezultatin 0-4 mbrëmjen e djeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?