Partizani bën tjetër hap fals, ndalet ndaj Bylisit

Partizani ka hedhur një hap fals në garën për zonën europiane, duke barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Bylisit në javën e 32-të të Abissnet Superiore.

Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për të kuqtë e kryeqytetit, pasi miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 2-të me anë të Ferreira, i cili përfitoi nga një pasiguri në mbrojtjen vendase.

Reagimi i Partizanit erdhi shpejt. Në minutën e 15-të, Isgandarli fitoi një penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar nga Marku. Sulmuesi mori vetë përsipër ekzekutimin dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke barazuar shifrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e parë u mbyll pa gola të tjerë, pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat. Në fraksionin e dytë, situata u komplikua për vendasit, pasi në minutën e 55-të Ismaili u ndëshkua me karton të kuq për prekje të topit me dorë, duke lënë ekipin me 10 lojtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht inferioritetit numerik, rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me të dyja skuadrat që nuk arritën të konkretizonin rastet e pakta të krijuara.

Ky barazim e lë Partizanin në vendin e pestë me 45 pikë, duke humbur një mundësi për t’u ngjitur më lart, ndërsa Bylis Ballsh mbetet në vendin e parafundit me 32 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?