Partizani-Botev, të kuqtë për fitore në Tiranë

Partizani për vazhdimësinë në kompeticionet euriopiane. Pasi surprizuan vitin e kaluar Ferencvarosin në raundit e dytë kualifikues të Championsit, ku morën pjesë pas pezullimit të Skënderbeut nga UEFA, të kuqtë do të kenë përballë në raundin e parë të Europa Leagues skuadrën bullgare Botev Plovdiv.

Në orën 17:00 të kësaj të enjteje, në “Selman Stërmasi” luhet akti i parë një dueli ballkanik me plot të panjohura. Botev Plovdiv, një emër i vjetër futbollit bullgar, ofron shumë engima për ekipin e Starovës, që beson se mund ta kalojë këtë kundërshtar.

Krahasuar me një vit më parë, të kuqtë kanë pësuar disa ndryshime në organikë, pasi janë larguar Ramadani, Torasa dhe Ekuban, ndërsa janë afruar Kotobelli e Progni të cilët pritet të jenë titullar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Starova duket se nuk ka dyshime për formacionin. Pritet të hedhë në fushë një skuadër të kujdesshme në fazën mbrojtëse me rreshtimin romb 4-3-2-1. Hoxha në portë, Fejzullahi, Krasniqi, Atanda dhe Kotobelli në mbrojtje, në mesfushë Vila, Batha dhe Trashi, ndërsa Progni dhe Mazrekaj në mbështetje të Xhevahir Sukajt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Faza sulmuese krahasuar me një vit më parë, kur i avancuar aktivizohej Fili, është tërësisht e rinovuar. Vlerat e Sukajt që i ka lënë pas problemet fizike, dihen, ndërsa talenti i Mazrekajt dhe eksperienca e Prognit mund të bëjnë diferencën te skuadra e kuqe. Partizani zbret si favorit në këtë takim të parë në “Selman Stërmasi”, më synimin për të marrë një fitore pa pësuar gol, që në përballjen e kthimit të shfrytëzojë faktin e njohjes së kundërshtarit.

Ruajtja e grupit dhe eksperienca e akumuluar përballë Ferencvaroshit e më pas ndaj Salcburgut e Krasnodarit, janë armët më të forta ku mbështetet Partizani për të mos qenë thjesht pjesëmarrës në këtë sezon të Europaleagues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?